Ronaldo përgënjeshtron rinovimin e kontratës me Madrilenët

Pas lajmit të djeshëm se Perez kishte përgatitur një kontrat të re për  portugezin Kristiano Ronaldo ku do t`i ofronte 20 milionë euro në sezon për ta bërë një nga lojtarët më të paguar në planet ka ardhur menjëherë reagimi i yllit të "Galaktikëve".Florentino Perez ka marrë një goditje të rëndë nga Kristiano Ronaldo, i cili ka bërë të qartë se nuk ka rinovuar me Real Madrid dhe të gjithë zërat rreth një gjëje të tillë janë thjesht spekulime.Lojtari ka publikuar një mesazh në Twitter duke paralajmëruar se situata vazhdon të jetë e njëjtë me atë të sezonit të fundit. "Të gjitha lajmet mbi rinovimin tim janë false", ishte mesazhi i qartë i portugezit, që ka hedhur poshtë pretendimet e drejtuesve të klubit se do të rinovonte deri në vitin 2018. Në fakt madrilenët kishin përhapur thashetheme se lojtari do të nënshkruante një kontratë me 20 milionë euro në sezon, shumë e cila duket se ekziston vetëm në letrat e presidentit Perez.Kjo deklaratë e Ronaldos, e cila ka ardhur pak orë pasi është mësuar se Monako po bën gati një ofertë prej 100 milionë eurosh për blerjen e tij, dhe asaj që raportuan mediat për përgatitjen e kontrates së re të Perez.Nga ajo çfarë ka shkruar Portugezi Ronaldo duket se po paralajmëron largimin e tij nga Madrilenët gjithmonë nëse rinovimi i kontratës  me "Galaktikët" nuk është i kënaqshëm. Fakti se ai nuk po pranon të rinovojë kontratën që e lidh deri në vitin 2015 me madrilenët, mund të shtyjë Perez të pranojë këtë shumë nga skuadra franceze. Të ardhurat që mund të sigurohen nga shitja e yllit portugez mund tu shërbejnë Madrilenëve fare mirë për të blerë një yll tjetër, siç është Garet Beil.