Tevez shumë pranë Milanit, Galiani marrëveshje me agjentin e lojtarit

Telenovela për argjentinasin Tevez duket se nuk do të ketë fund ashtu si lufta e dy rivalëve të përjetshëm Juventus dhe Milan të cilat si në shumë raste garojnë për të njëjtin lojtar. Kësaj radhe bëhet fjalë për sulmuesin i cili aktivizohet në radhët  e Manchester Sitit.Dje agjenti i lojatrit argjentinas ishte në Milano dhe për rreth 4 orë ka folur me të dyja palët e interesura për të vlerësuar ofertën më të mirë. Në fillim ai është takuar me Drejtorin Sportiv të Juventusit Bepe Marota me të cilin ka folur për të ardhmen e klientit të tij. Më pas ai është larguar për të takuar admistratorin kuqezi Adriano Galliani me të cilin ka folur rreth 45 minuta.Ofertat e ofruara nga këto dy ekipe mesa raportohet nga mediat italiane janë goxha të ndyshme. Marrota i ka treguar agjentit të lojtarit një ofertë nga e cila Tevez do të përfitonte 6 milionë euro në sezon plus 2 milionë të tjera që do t`i jenë bonuse të cilat varen nga arritjet e ekipit në UEFA Champions League.Ndërkohë në krahun tjetër djalli ka prezantuar një ofertë 3-vjeçare nga e cila argjentinasi do të përfitojë  5.5 milion euro në sezon pa bonuse por gjithmonë duke pasur parasysh që Galliani mund të shfrytëzojë marrëdhëniet shumë të mira me agjentin e lojtarit për të arritur marrëveshjen.Edhe pse Milan ofron më pak sesa Juventusi duket se kuqezinjtë kanë arritur të bindin Menaxherin e lojtarit për të arritur një marrëveshje të mundshme. Sipas “La gazzeta dello sport” bëhet e ditur se Milan ka fituar terren ndaj Juventus në këtë drejtim. Galiani ka arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit në Milanelo.Tani mbetet që kjo marrëveshje të zyrtarizohet nga ana e të dy palëve të cilat pritet të japin edhe detaje të mëtejshme rreth transferimit të mundshme të Tevez nën urdhërat e teknikut Alegri.