Mazzari parashikon revolucion në kampin zikaltër

Interi nis zyrtarisht projektin për vitin e ardhshëm. Trajneri i ri, Valter Mazzarri, ka hartuar strategjinë që do të ndjekin zikaltërit dhe i ka idetë e qarta për sa i përket skuadrës që kërkon të ndërtojë për sezonin e ardhshëm.Përveç afrimeve që kërkon ish tekniku i Napolit brenda klubit zikaltër pritet edhe një revolucion i vërtetë përsa i përket largimeve. Pas ardhjes se Mauro Ikardit sulmuesit 21vjeçar emri i radhës që po kërkohet me ngulm nga ana e teknikut zikaltër është Radja Nainggolan që aktivizohet në radhët e skuadrës së Kaliarit.Një dëshirë e madhe kjo e trajnerit të ri Maxari. Përveç këtij objektivi së fundmi skuadra Zikaltër po mendon ti rrëmbejë Juventusit mesfushorin Kilen Isla i cili një vit më parë kalojë nga Udeneze drejt kampionëve. Në një vitë me bardhezinjtë e Juventusit mesfushori Isla nuk arriti të përshtatej me skemat e Kontes duke qëndruar më shumë në stolin rezervë.Sipas “Sport Mediaset” bëhet e ditur se drejtuesit Zikaltër janë gati të bëjnë ofertën e parë mesfushorin e bardhezinjve i cili duket larg planeve të teknikut Konte. Një emër tjetër për mesfushen e Interit mbetet Paulinjo një ëndërr e vjetër e Moratit por që dalë ngadalë po shndërrohet në një dëshirë të madhe edhe të teknikut Maxarrit.Për sa i përket sulmit lojtarët që aktualishtë ka vënë në shënjester ish tekniku i Napolit janë sulmuesi i Romës Osvaldo dhe ai i PSG Ezekuel Laveci. Bomberi i kryeqytetasve nuk ka kaluar një sezon të mirë me  Romën ndërsa pritshmëritë që ai të veshë fanellën e Interit sa vijnë e shtohen nga dita në ditë. Për sa i përket Lavecit ëndrra e argjentinasit është të luajë serish në Itali dhe kalimi te Interi do të ishte përfekt për të pasi në skuadër ai do të gjente disa bashkombas ku më kryesori është kapiteni legjendar Zaneti.Për objektivae të qarta për merkaton e afrimeve Maxarri flitet se ka përgatitur edhe spastrimet. Në krye të listës për tu larguar nga Zikaltërit është mesfushori Guarin por bashkë me të skuadrës mund ti thonë lamtumirë edhe lojtarë si Gargano ipadëshiruar nga Maxarri edhe kur ishte te Napoli. Pereira, Skeloto, Roki dhe Kasano janë disa emra të tjerë që pritet ti bashkohen listës së gjatë të largimeve në radhët e skuadres Zikaltër.