Meta: Korrupsioni i Rilindjes po dëmton ëndrrën e çdo të riu, edhe FMN tërhoqi vëmendjen për koncesionet dhe PPP-të korruptive

Ilir Meta deklaroi sot se korrupsioni i Rilindjes po dëmton ëndrrën e çdo të riu, ndërsa përsëriti thirrjen e FMN për të bërë transparencë me fondet publike.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit drejtues të Partisë së Lirisë, Meta tha  se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet i tyre.

Sipas tij, duhet të merren masa të menjëhershme për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave.

Meta: E ka hedhur përfundimisht çdo normë kushtetuese dhe vetë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e teatrit në koshin e plehrave. Regjimi kërkon të zhbëjë demokracinë i cili kërkon të zhbëjë shtetin e të vërtetës. Kjo është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë. Kohët e fundit u njohët edhe me skandalin e ministrisë së sipërmarrjes e cila financon me vlera mbi 50 mln lekë biznesmenë të mëdhenj. Fëmijët e oligarkëve dhe punonjës të tyre por jo të rinj dhe ato talent e që paraqesin projekte për të çuar para inovacionin dhe teknologjinë. Paratë shkojnë për klientët, fëmijët e qeveritarëve dhe oligarkëve.

Një rrjedhje e paskrupullt e parave publike. E njëjta skemë është ndjekur edhe me fondet e bashkisë së Tiranës me rastin e vitit të rinisë. Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i Partisë së Lirisë dhe opozitës sonë. Korrupsioni i rilindjes po dëmton ëndrrën e çdo të riu dhe ne jemi më të vendosur se kurrë për t’u ndarë me të shumë shpejt. Edhe FMN paralajmëroi për modelin ekonomik të rilindjes të bazuar mbi koncesionet dhe PPP-të korruptive. Mbështes nevojën e publikimit të emrave të kompanive që kanë fituar kontrata dhe pronarët e tyre. Rilindja është kaq e pashpirt saqë i mirëpret fatkeqësitë, për të vjedhur sa më shumë.