Boçi: PD kallëzim në SPAK për nisjen e punimeve për Teatrin Kombëtar
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i pari që mori fjalën ishte nënkryetari i kësaj partie, Luçiano Boçi, i cili paralajmëroi dhe një kallëzim ndaj tij në SPAK për nisjen e punimeve për teatrin e ri, që e cilësoi flagrante.
“Me zgjedhjen e kreut te ri te SPAK, rrëzoi dhe atë pak besim që publiku ka pasur te reforma në drejtësi. Votimi i hapur tregoi qartazi se frika ndaj votës së fshehtë dhe votës së lirë, ka kapluar dhe institucionin suprem që duhet të merret me korrupsionin e votës. Ndaj kjo tregon dhe një herë se projekti për të instaluar regjimin në Shqipëri është real ndaj këtij fakti duhet reagim, politik dhe publik.
Ende pa u tharë boja, sot Rama dhe Veliaj provokojnë hapur me nisjen e punimeve për një teatër me kulla, që kundërshtohej nga Kushtetuesja. Ndaj SPAK duhet të veprojë, nëse jo, na bie si detyre qe te depozitojmë kallëzim në SPAK”, tha Boçi.
