"Po e përjashtoj" Berisha nxjerr videon: Nikolla u urdhërua me telefon që të përjashtojë Nokën nga Kuvendi

Kreu i PD-së, Sali Berishës ka publikuar një video nga kuvendi i Shqipërisë ditën e sotme gjatë konfliktit të deputetëve të PD-së me Lindita Nikollën.

Ndërsa ata ishin duke bllokuar foltoren, Berisha shkruan se Nikolla është porositur me telefon që të përjashtojë Flamur Nokën nga Kuvendi për një ditë.

Berisha: Shikoni si urdhërohet me telefon përjashtimi i Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga Parlamenti. Në video keni bisedën telefonike të Nikollës që informon Ramën.