"Prano që je kukull!" Noka-Nikollës: Në këtë parlament ti je një keqbërëse, jo ligjvënëse

Deputeti, Flamur Noka, debatoi ashpër me kryetaren e Kuvendit Nikolla në seancën e sotme, para se kjo e fundit ti komunikonte përjashtimin nga seanca e sotme plenare.

Ai e akuzoi atë si një kukull në shërbim të mazhorancës dhe Ramës, të cilët sipas tij përmes Alibeajt tentojnë të asgjesojnë Partinë Demokratike.

Noka: E kuptoj që këtu ka një ngut sot se mbyllet viti, ka ngut për të sjellë një mal me projektvendime dhe ligje, në të gjitha fshihet vetëm vjedhje dhe vetëm vjedhje. Shqetësimi jonë që ngrejmë këtu ua vonon ju miratimin e vjedhjeve të atyre pak parave që kanë mbetur pa vjedhur këtë vit.Ky vit do të quhet një nga vitet më të errëta të demokracisë dhe pluralizmit shqiptar por do mbahet mend dhe si viti i babëzisë, incineratorëve dhe i shitjes së tokës publike dhe vjedhjes së portit të Durrësit. Ky vit dhe për këtë Kuvend do të mbetet njollë turpi në jetën e parlamentarizmit.

Për ju zonjë ndjej keqardhje kur shikoj politikisht keni lejuar veten të kepërdoreni pafund që kur jeni ulur në atë karrige Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk respekton rregulloren e Kuvendit por merresh me letra bakalli. Na jep sot vendimin e Kuvendit ku shpallet me propozim të Edi Ramës grupi armiqësor i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe me miratim tëndin, na e gjej atë vendim.

Jepjuni deputetëve vendimin që mbi bazën e këtij vendimi jeni shpallur armiq dhe mbi bazën e këtij vendimi x apo y janë deputetë miq të Edi Ramës me propozim të Taulantit dhe Linditës. Po na e dhatë këtë ne qetësohemi. Nuk ka vendim thotë kreu i grupit parlamentar. Sa kohë nuk ka vendim, ti do shkosh e para për ndjekje penale për shkelje të Kushtetutës dhe kësaj rregulloreje. Jep vendimin.

Nikolla: Ka një vit zoti Noka. Grupi parlamentar ka në tagrin e vet të marrë vendime dhe njofton kryetarin e Kuvendit dhe kryetari i Kuvendit njofton srancën. Kështu ka ndodhur. Nëse ju duhet vendimi i grupit jua jap dhe njëherë, se njëherë e keni marrë. Grupi ju ka përjashtuar nga grupi.

Noka: Koha e pengmarrjes ka marrë fund, o ka parlament dhe opozitë të vërtetë ose nuk ka fare.

Nikolla: Nëse doni të stisni  situata për të bllokuar Kuvendin e keni shumë gabim. Vazhdojmë me rendin e ditës. Çfarë do bëjmë Albana sipas teje, se nuk do ti! Të ka përjashtuar grupi, jo unë. Nuk të fus dot në grup kur grupi nuk të do.

Noka: Jep vendimin e Kuvendit.

Nikolla: Nuk ka vendim Kuvendi, ka vendim të grupit parlamentar. Nuk doni ta kuptoni se keni të tjera gjëra në mendje.

Noka: Kjo është Enkelejd paçavure, gjej një dokument zyrtar. Prano që ti këtu politikisht je një kukull, të vijnë urdhra politikë të cilët kanë tendencë për të përçarë dhe likujduar PD, duke keqpërdorur një Enkelejd Alibeajn. Me këto shkelje të Kushtetutës, rregulloeres dhe ligjeve të vendit ti je një keqbërëse dhe jo një ligjvënëse.

Nikolla: Lironi të vijojmë me rendin e ditës.