Pas përjashtimit nga Kuvendi, Noka largohet me dy kolegë të PD, Baçi: Na ka zbuar partia jonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2022, 18:28
Pasi u përjashtua nga seanca e sotme plenare për shkak të bllokimit të Foltores, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, doli nga Kuvendi i shoqëruar nga deputetët Luan Baçi dhe Isuf Çelaj.
Nga pamjet e siguruara nga LSA-ja, dëgjohen Noka dhe Baçi që flasin.
Noka: Mos e pyet, si armiq.
Baçi: Ne na zbuar partia jonë, jo më…
