Gati në konfrontim fizik, Luan Baçi sherr me Bardhin dhe Alibeajn, ndërhyjnë deputetët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2022, 17:10
Deputeti demokrat Luan Baçi ka debatuar ashpër me Gazment Bardhin e më pas Enkelejd Alibeaj, që mund të kishte përfunduar në konfrontim fizik nëse deputetët e tjerë nuk do të ndërhynin.
Është e pamundur të dëgjohet se çfarë thonë por siç duket nga pamjet ata i flasin ashpër njëri-tjetrit.
Fotot nga LSA








