Presidenti Begaj viziton Finiqin, takim me minoritetin grek

Presidenti Begaj viziton Finiqin, takim me minoritetin grek

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Finiqin, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek.

Presidenti Begaj ka vizituar Parkun Arkeologjik të Finiqit, i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë,  Flamur Mamaj, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, deputetët e qarkut Anila Denaj dhe Niko Kuri.

“Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës. Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën”, u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë qëndrimit në Finiq, presidenti Begaj së bashku me kryetarin e Bashkisë zhvilluan dhe një takim kortezie me intelektualë të zonës.