Flamur Noka mban të bllokuar foltoren, shoqëron fjalimin e Krifcës duke i rënë me dorë Foltores
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2022, 16:56
10 minuta pushim të detyruar nuk sollën asgjë të re në vijimin normal të seancës plenare.
Deputeti demokrat Flamur Noka vijoi të mbajë të bllokuar Foltoren, ndërsa pranë tij ishin dhe deputetë të tjerë demokratë.
Ndërkohë që po mbante fjalën ministrja e Bujqësisë Krifca, Noka po e shoqëronte duke i rënë me dorë Foltores, e deputetët e tjerë tavolinave.

