Teatri i ri nis nën rrethim, Rama e Veliaj inagurojnë punimet në mbrojtjen e policisë

Edi Rama dhe Erion Veliaj inaguruan nisjen e punimeve për teatrin e ri kombëtar nën rrethimin e forcave të policisë. Drejtori i ri i Teatrit Kombëtari cili u ftua për të folur në fjalim, ishte vetë protagonist i një incidenti pasi policia nuk e lejoi të kalonte rrethimin. Kryeministri ironizoi edhe protestat e aleancës për mbrojtjen e teatrit ndërsa i kujtoi kryebashkiakut përgjegjësinë që ka për ecurinë e punimeve

Nisja e punës për Teatrin e ri Kombëtar është pritur me protestë para sheshit të ndërtimit. Edhe pse kishte më shumë prezencë të policisë se të mbështetësve të aleancës.

Në kushte rrethimi jo vetëm me efektivë por edhe një numër të lartë mbrojtësisht mbërriti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës ndaj të cilit u hodhën edhe akuza.

Madje për shkak të masave të sigurisë nuk munguan as incidentet kur drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Altin Basha u pengua

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ironizoi protestën kur iu drejtua arkitektit.

"Kemi bërë një pazar të mirë në këtë rast edhe i kam thënë Biarkës, bëje këtë gjë për Shqipërinë dhe shqiptarët pasi kur të shkosh tek Shën Pjetri e të thotë: Mor djalë, mirë fitove gjithë ato lekë, po ndonjë gjë të mirë për njerëzit bëre apo punove për kapitalistët e të pasurit. Ky projekt shkon përtej një teatri kombëtar të mirë për Shqipërinë.Ky projekt është një tjetër gur i çmuar në një gjerdan veprash," tha Rama. 

Krahasim për projektin ai bëri me stadiumin kombëtar.

"Por kjo vjen edhe për faktin se unë ia kisha shpallur luftën që nga viti 1998. Vetvetiu u krijua një instikt vetmbrojtjeje me idenë se mbase kjo ishte një grackë e madhe  dhe zgjigjet ai misteri i madh: Ka kullë, s'ka kullë në teatër," tha ai.

Duke e cilësuar si vepër të domosdoshme përballë mediave shigjetoi Veliajn për vijimin e punimeve.

"Po tani mudn të them se çfarë nuk ecën, e keni me lali Erin, unë e mbarova punën time. Faleminderit," tha ai.