“Ne jemi PD, opozita patericë ju bën fresk!” Baçi ironizon Nikollën: Më dhatë fjalën, mirënjohës për tërë jetën
Sipas deputetit Luan Baçi PS po reziston falë opozitës patericë që sipas tij është grupi i Alibeajt.
Gjatë fjalës së tij në kuvend ai ha se “Në fakt ne jemi PD, ne jemi deputet të opozitës, nuk janë ata që ju bëjnë fresk juve dhe që ju u jepni oksigjen me mënyra nga më të ndryshmet”.
Sakaq ai nuk la pa ironizuar as Nikollën pasi nuk i dha fjalën për një kohë të gjatë.
Luan Baçi: Shumë, shumë, shumë faleminderit që më në fund më dhatë fjalën. Ju jam mirënjohës për tërë jetën nuk do t’ua harroj asnjëherë. Si ka mundësi të rri 1 orë në këmbë dhe të mos më jepet fjala për procedurë? Mirë bëni në fakt që nuk ma jepni fjalën. Ndihem i vlerësuar dhe që caktoni 2 minuta për të folur dhe pse 2 deputet të opozitës kryetar të emëruar mund të japin këshilla juridike që të na vini në dispozicion vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar nga grupi i PD dhe sot thatë se do na e vini në dispozicion por nuk do të ndalojmë derisa e drejta të vihet në vend. Në fakt ne jemi PD, ne jemi deputet të opozitës, nuk janë ata që ju bëjnë fresk juve dhe që ju u jepni oksigjen me mënyra nga më të ndryshmet. Dhe një herë ju kërkoj në dispozicion vendimin për përjashtimin tim nga grupi parlamentar. Jeni komplet gabim, ju veproni me urdhra, opozita fallco po ju zgjat jetën.
