“Sherr” në Kuvend mes PD-ve dhe Nikollës, Noka bllokon foltoren, ndërpritet seanca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2022, 16:28
Është ndërpresë seanca e sotme plenare për 10 minuta për shkak të përplasjes së grup[it të Berishës me PD-në e Alibeajt dhe kryetaren e Kuvendit.
Ata i kanë kërkuar më shumë kohë për të folur Nikollës, por kjo e fundit është shprehur se po respekton rregulloren e Kuvendit.
Pas shkëmbimit të replikave në sallë, deputeti Flamur Noka është ngritur me disa deputetë të tjerë dhe kanë bllokuar foltoren e kuvendit.
Aty ka ndërhyrë edhe Garda duke u vendosur pranë foltores, ndërsa Nikolla është detyruar që të ndërpresë seancën për 10 minuta.

