Universitetet me vetëfinancim, Berisha: Mekanizëm i mykur! Rama goditi lirinë akademike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se gjatë qeverisjes së saj shkatërroi lirinë akademike.

Në një takim me pedagogë dhe arsimtarë për sfidat me të cilat ndeshet arsimi në vend, ai tha se kryeministri Rama arriti deri aty sa të caktonte rektorin e Universitetit të Tiranës përmes bandave më të rrezikshme.

Berisha: Në një nga aktet më të papërgjegjshme por dhe më dëmtuese u godit liria akademike, kushti i të gjitha kushteve që një universitet të funksionojë dhe të përmbushë misionin e tij. Shprehja e goditjes së lirisë akademike janë të shumta por ato kulmuan kur Rama vendosi të caktojë me bandën më të rrezikshme të kryeqytetit rektorin e universitetit. Kjo nuk ka ndodhur askund gjatë 3 mijë viteve të fundit. Ky akt dëshmonte se cili është koncepti i tij për universitetin.

Ky akt nuk ishte i shkëputur, ishte i shoqëruar me vendosjen e komisarëve në bordet e universiteteve. Ky akt u shoqërua nga bllokimi i gradave shkencore në universitetet publike. Vendim që solli ndërprejen e veprimtarisë shkencore të këtyre institucioneve, të asaj që i jepte oksigjen universitetit.Ky akt u shënua me rënien dramatike të buxhetit për kërkimin shkencor. Shqipëria ka një buxhet për kërkimin shkencor 10 herë më të ulët se sa mesatarja e BE-së.

Berisha ka kritikoi dhe mekanizmin e vendosur nga qeveria për universitetet që të vetëfinancohen.

Sipas ish-kryeministrit, ky është një mekanizëm i mykur.

Berisha: Është e nevojshme të punojmë me studentët. Qëndrimi indiferent ndaj vendimeve të qeverisë, t’i kundërshtojmë ato. Asgjë nuk realizojmë ne nëse nuk arkivojmë këtë qeveri në banesën që meriton. Arsimi i lartë është përparësi themelore, se një program të hartuar sëbashku, ne do ta zbatojmë me seriozitetin më të lartë. Ligji i arsimit të lartë, do jetë ndër të parët që do anulohet. Shtetit, duke qenë i hapur për sektorin privat, do marrë çdo përgjegjësi për arsimin publik. Harvardi është Harvard. Sa e ka buxhetin.

40 mld e ka pasur para 10 vitesh. Ky ka shpikur mekanizmin e mykur të vetëfinancimit. Do kthehemi ne tani në metodat e vetëfinancimit. Është jashtë imagjinate që t’u kërkosh atyre të vetëfinancohen, nëse duam t’i mbajmë e t’i zhvillojmë. Çfarë t’i thuash atij, kur thotë se ish-jugosllavia është më e mirë se BE. Këto janë koncepte që ka ai. Ndaj dhe ju bëj thirrje për një betejë të fortë që do e fitojmë. Kauza e drejtë fiton, kauza e universiteteve është ndër më të rëndësishmet sot.