Debatet në Kuvend, Topalli: Mazhoranca do vazhdimin e teatrit me deputetë fals

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar lidhur me debatin në seancën e sotme plenare lidghur me përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së të deputetëve të Berishës.

Topalli thotë se nuk ka ndodhur kurrë që kryetari i Kuvendit nuk mund të caktojë se kush është në grup parlamentar dhe kush jo.

Topalli: Po shoh seancen plenare… Kurre nuk ka ndodhur qe Kryetari i Kuvendit te caktoje se kush eshte grup parlamentar e kush jo; kush eshte ne grup parlamentar e kush jo; kush eshte me PD e kush nuk eshte.

Kush deputet duhet te flase e kush jo;

Seancen parlamentare e drejton vetem Rrëgullorja e Kuvendit. E rregullorja ka te qarte si dhe Kushtetuta se maxhoranca nuk cakton opoziten.

E ka te qarte se nje deputet eshte i pavarur kur ai ka deshire te jete i pavarur, e jo kur don Kryeministri apo shërbëtoret e tij .

Nderhyrja e maxhorances per t’i mbyllur gojen opozites eshte gjeja me antodemokratike me qellim vrasjen e opozites e vazhdimin e teatrit me ndonje deputet fals!