Flamur Noka merr “peng” foltoren, Nikolla e përjashton për një ditë nga Kuvendi

Është përjashtuar nga seanca parlamentare e stome deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka bllokuar foltoren e Kuvendit.

Përjashtimi ka ardhur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila i ka kërkuar që ta lirojë foltoren pasi është duke shkelur rregulloren.

Ai duke lexuar rregulloren e Kuvendit iu drejtua Nokës duke i caktuar masën e përjashtimit për një ditë.

Ndërkohë, Noka nga ana e tij vazhdon të qëndrojë në Foltore bashkë me Gardën pranë tij, duke kërkuar që grupi i tij të cilësohet si grupi i PD-së dhe jo deputetë të pavarur.

Ndërkohë Nikolla ka kërkuar edhe 5 minuta të tjera pushim për seancën e sotme.

Flamur Noka merr “peng” foltoren, Nikolla e përjashton për