Rama dhe Alibeaj bashkojnë votat për Avokatin e Popullit?

Duket se dy trupat parlamentar të mazhorancës dhe opozitës kanë arritur në një konsensus për figurën e Avokatit të Popullit.

Sipas, Enkelejd Alibeajt në grupin e PD-së është arritur me konsensus te dy emra, Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj.

Ai ka bërë me dije se zhvilluan disa raunde analize dhe votimi për emrin e Avokatit të Popullit dhe në për përfundim të këtij mekanizmi preferenca e grupit të PD-së është Ledio Braho.

Alibeaj: Duke pasur parasysh faktin që tradita parlamentare e hershme ka treguar që ka pasur një zë të fortë e opozitës. Sot gjithë arkitektura shtetërore e Shqipërisë është e deformuar. Të gjithë institucionet kushtetuese gjyqësore janë të kapura nga mazhoranca, kjo i jep peshë Avokatit të Popullit të vendosë një balancë. Në një përzgjedhje të tillë, ne kemi pasur edhe një lloje sqime, që nëpërmjet qëndrimit të të gjitha kriteret janë parë, por nga ana tjetër ne kemi vendosur kritere të tjera.

Cilat ishin kriteret kryesore e vendosura në përzgjedhjes.

1. Pastërtia e figurës, duke parë në analogji atë që ne kërkojmë, Vettingun politik, kjo u vu në jetë.

2. Aftësia profesionale, ne besojmë që edhe ne institucionet shtetërore aftësia personale, përveç profilit politik është themelore.

3. Kemi parë në mënyrën me strikte kriteret që kanë të bëjnë me integritetin, kemi vendosur që kandidati të mos ketë lidhej me sigurimin e shtetit dhe diktaturën komuniste  Ky është rasti për të treguar që drejtuesit më të lartë mos të kenë asnjë lidhje me sigurimin e shtetit.

4. Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. 

Zgjedhja e Avokatit të Popullit është në rend dite në Kuvendin e Shqipërisë, mes jë sërë çështjesh të tjera, si ajo për vakancën në Kushtetuese.