Micotaqis në Jug, Begaj “braktis” Finiqin, ndryshon agjendën e vizitës - Video
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis do të kthehet sërish në Shqipëri, ku do të zhvillojë ditën e nesërme në jug të vendit, kryesisht Himarë, Finiq dhe Dropull.
Kjo duket se ka qenë dhe arsyeja që ka detyruar Presidentin e Republikës Bajram Begajn që të ndryshonte dhe agjendën e vizitës së tij të parashkuar për ta zhvilluar në Bashkinë e Finiqit
Mësohet se autokolona e kreut të Shtetit ka kaluar para bashkisë Finiq në drejtim të Parkut të Finiqit, por nuk ndaloi ashtu siç ishte lajmëruar nga zyra e shtypit e Presidencës.
Lëvizja e Begajt shmangu edhe interesin e gazetarëve që e prisnin atë para Bashkisë finiq
Vizita e Presidentit në Jug të Shqipërisë vjen vetëm pak orë para se të mbërrijë kryeministri Grek, Mitocaqis.
Agjenda e vizitës së Presidentit Begaj në Jug
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë në jug të vendit - Delvinë, Finiq dhe Sarandë - në datat 21-22 dhjetor.
Kreu i Shtetit do të takohet me përfaqësuesit e pushtetit vendor, komunitetin e biznesit dhe turizmit.
Presidenti Begaj do të takohet në Delvinë me Kryetaren e Bashkisë, Znj. Majlinda Qilimi për t’u njohur nga afër me sfidat me të cilat përballet komuniteti në këtë zonë si dhe do të takohet me përfaqësues të sipërmarrjeve të vogla e do të vizitojë Muzeun e Historisë.
Presidenti Begaj do të vizitojë edhe Finiqin, ku do të takohet me Kryetarin e Bashkisë, Z. Kristo Kiço, me përfaqësues e intelektualë të minoritetit grek, si dhe do të vizitojë edhe Parkun Arkeologjik të Finiqit.
Në Sarandë, Presidenti Begaj do të takohet me kryetarin e bashkisë, Z. Adrian Gurma si dhe do të vizitojë repartin pediatrik të spitalit "Petro Nako" ku do të takohet e do të bisedojë me stafin e mjekëve.
Presidenti dhe Zonja e Parë do të vizitojnë edhe shkollën e mesme “Hasan Tahsini”.
Një vizitë do të zhvillohet edhe në Parkun Kombëtar të Butrintit, për të parë bukuritë natyrore të këtij parku - pasuri e mbrojtur e UNESCO-s – që tërheq turistë nga e gjithë bota.
