Elbasan, makina përfundon në arë, policia gjen vetëm mjetin e braktisur

Një aksident  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Gjinar.

Mësohet se një makinë e zezë tip “BMW” X5  ka dalë nga rruga duke përfunduar në një arë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje pasi është njoftuar nga banorët e zonës, por nuk ka arritur të gjejë asnjë person, as shoferin.

Rrethanat e aksidentit dhe arsyeja e braktisjes së makinës mbeten mister.