Spaho pyet Nikollën: Pse na klasifikoni si deputetë të pavarur? Nuk më heq dot nga grupi i PD-së shërbëtori i Ramës, Alibeaj
Përcaktimi i deputetëve demokratë të grupit të Berishës si deputetë të pavarur ka sjellë debate në seancën e sotme plenare.
Deputeti, Edmond Spaho, i kërkoi llogari Nikollës se në cilin nen të rregullores së Kuvendit është bazuar për këtë vendim.
Ai i kujtoi edhe Alibeaj se është zgjedhur nga demokratët si deputet i PD dhe nuk e vendos ai se kush bën pjesë apo jo në grupin parlamentar të kësaj partie.
Nga ana tjetër Alibeaj inkurajoi Nikollën të mos japë shpjegime që nuk është e detyruar për deputetët.
Alibeaj: Nuk jeni ju që përcaktoni se kush është grup parlamentar dhe kush bën pjesë. Çdo deputet ka të drejtë që nëse ju bën kërkesë për dokumentacion jeni e detyruar t'ja jepni. Nuk kemi rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve në unanimitet për rendin e ditës.
Spaho: Zonja kryetare u jam drejtuar dhe herë tjetër dhe ju kam kërkuar sqarime pse na klasifikoni në grupin e deputetëve të pavarur. Më thoni nenin e rregullores ku bazoheni në vendimin që keni marrë që unë ti përkas të pavarurve, më thoni nenin e rregullores përkatëse mbi cilin dokument keni marrë përsipër të na klasifikoni si të pavarur. Vendimmarrja më takon mua dhe unë në shtator të vitit të kaluar kam deklaruar se jam deputet i grupit parlamentar të PD, se kështu më kanë zgjedhur zgjedhësit si deputet i PD, nuk më ka zgjedhur Alibeaj mua si deputet i PD dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë të drejtë ky shërbëtor i Edi Ramës që mua të më heqë nga grupi parlamentar i PD.
Nikolla: Nuk është procedurë, ua ndaloj fjalën. Këto janë denigrime.


