“Qytetari humbi jetën në tensionin e përballjes me rrugeçërit e policisë”, Këlliçi: Barrën e fajin e ka Veliaj
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi në nj deklaratë për mediat nga selia blu tha se një qytetar në rrugën “Myslym Keta” ka humbur jetën pasi e kanë nxjerrë me forcë nga shtëpia e tij. Fajin për këtë ngjarje thotë se e ka Erion Veliaj.
Belind Këlliçi: Së pari, dua t’i shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, familjes Bozhiqi, që humbi njeriun e dashur në tensionin e përballjes me rrugeçërit e Policisë, Ujësjellsit dhe OSHEE, në rrugën Myslym Keta. Por, barrën e fajin e ka porositësi, jo mercenarët, dhe i tillë është vetëm Erion Veliaj.
Ai thotë e konsideron si çmenduri prishjen e ndërtimeve dhe nxjerrjen e njerëzve nga shtëpitë.
Belind Këlliçi: Si ka mundësi që, prishjen e ndërtimeve dhe nxjerrjen e njerëzve nga shtëpitë, e bëni ose në fillim të verës, mu në prag të sezonit turistik, ose në prag të festave, kur shqiptarët mblidhen me familjet e tyre? A jeni të poshtër, të çmendur apo i urreni shqiptarët?
Deputeti i PD thotë se “Banorët nuk janë kundër shembjes, por kërkojnë që në ndërtimin e ri t’u jepet e njëjta sipërfaqe me atë që kanë aktualisht, dhe gjithashtu një vend ku të fusin kokën deri kur të ndërtohet pallati i ri”.
Belind Këlliçi: Një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 shteti lëshon një shkresë ku e shpall pallatin të pabanueshëm. 10 ditë më vonë lëshon një shkresë tjetër ku e konsideron të banueshëm, pasi nuk “ka dëme strukturale”. Banorët nuk janë kundër shembjes, por kërkojnë që në ndërtimin e ri t’u jepet e njëjta sipërfaqe me atë që kanë aktualisht, dhe gjithashtu një vend ku të fusin kokën deri kur të ndërtohet pallati i ri.
Ai thotë se me rezistencë dhe me votë të lire, me 14 maj, do t’i nxjerrim ne këta nga zyrat.
Policia nuk kërkon të dyshuar për shpërthimin e akuariumit gjigant
17 Dhjetor, 15:43
Belind Këlliçi: Në vend të plotësimit të këtyre kritereve që çdo shtet normal duhet t’i plotësojë, Erion Veliaj i konsideron rebelë dhe kundërshtarë, dhe u çon pa zbardhur sabahu, Policinë, OSHEE-në dhe Ujësjellësin, me qëllim largimin me forcë të tyre dhe prerjen e dritave dhe të ujit. Me rezistencë dhe me votë të lire, me 14 maj, do t’i nxjerrim ne këta nga zyrat, që i kanë marrë me patronazhistë dhe me vjedhje dhe i mbajnë me mashtrime dhe krime.

