Komisioni reformës zgjedhore pa dakordësi, opozita kërkon të mos lejohen financimet jashtë buxhetit

Komisioni i reformës zgjedhore nuk ka mundur të gjejë dakordësi as kur kuvendi është në përfundim të legjislaturës dhe kur kanë mbetur pak muaj nga zgjedhjet vendore.

Opozita kërkoi që në fushatë të mos lejohen financime jashtë buxhetit të shtetit prej kandidatëve apo partive politike. Bashkëkryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj u shpreh se vetëm në këtë mënyrë i ndërpritet rruga parave të dyshimta.

"Jemi anatemuar ne të tre këtu për financime ruse dhe rublaxhinj. Ja të japin zgjidhje, ku është zgjidhja? Në mënyrë që mos të ketë asnjë penetrim minimal të çfarëdolloj financimi të dyshimtë të bëjmë financim publik," tha ai.

Lista e hapur ishte një tjetër element i propoziar si një mundësi sipas alibeajt për të ulur ndikimin e kryetarëve

"Ata që zgjidhen sipas rregullit që kemi tani pra që i cakton kryetari, mjafton ta kenë kryetarin e bashkisë. Kryetarine  partisë e lënë atje menjëanë. Po ti japim qytetarëve ta zgjedhin me votë, ai do jetë i detyruar ti bindet atyre që i kanë dhënë votën," tha ai.

Por dhe vetë votimi i propozimi u kthye në batuta, pasi mazhoranca nuk mori pjesë

Propozimi i Damian Gjiknurit që dafti i opozitës të kalonte për konsulencë në organizmat ndërkombëtare mori votat e shumicës, por u bllokua nga veto e opozitës.

Duket se edhe në votimet e 14 majit nuk do të ketë ndryshim të kodit zgjedhor.