Alizoti: Në realitetin shqiptar Berisha është një talent politik, ka një energji shumë të madhe
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se në realitetin shqiptar Berisha është një talent politik dhe ka një energji të madhe politike.
Ai tha se Berisha ishte njeriu që kishte zgjidhjet për gjithçka në parti dhe se gjatë kësaj krize nuk e ka mbështetur Berishën.
Alizoti: Kam zero përvojë bashkëpunimi me Berishën, por nga larg, në realitetin shqiptar Berisha është një talent politik dhe ka një energji të madhe politike. Kjo ndoshta nuk është e mirë për ndjekësit e tij. U prodhua një njeri shumë i zoti dhe njerëz që nuk prodhonin mendim politik.
Berisha ishte njeriu që kishte zgjidhjet për gjithçka. Unë gjatë kësaj krize nuk e kam mbështetur Berishën. Duke e votuar për 30 vite unë e kam mbështetur Berishën. Brenda logjikës tonë shqiptare, u pozicionuam në një pjesë të caktuar, sepse kemi një polarizim të thellë.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

