Alizoti: Rama nuk është i majtë, nëse ikën nuk e përfillin, ndërsa Berisha ka ndërtuar berishizmin
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se Rama nuk është përfaqësues i mirë i ideologjisë së majtë apo liberale të majtë.
Ai tha se në sytë e tij PD-ja nuk ka qenë kurrë e djathtë, sepse ka bërë më shumë vepra sociale se sa PS-ja, ndërsa shtoi se Berisha ka krijuar në vend një berishizëm.
Alizoti: Nuk mendoj se Rama është përfaqësues i mirë i ideologjisë së majtë apo liberale të majtë. Është kontroll pushteti në mënyrë shumë materialiste. As Berisha nuk është lideri i një së djathte, por në sytë e mi PD-ja nuk ka qenë kurrë e djathtë, sepse ka bërë më shumë vepra sociale se sa PS-ja.
Berisha ka arritur me aftësinë e tij politike të ndërtojë një frymë Berishe, që nuk mund ta përkufizoj. Ka qenë një lider me pushtet me karizëm shumë të fortë dhe jo me pushtet të fortë. Ka qenë njeriu më pak i dhunshëm. Ka qenë karizmatik dhe ata që e kanë dashur e adhurojnë. Ndërsa nuk është ndërtuar një nanoizëm apo një ramizëm. Rama nuk është i fuqishëm nëse ikën nga politika, ndërsa Berisha është Berishë edhe pa politikën.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
