Alizoti: Rama injorant në diplomaci, flet për koncepte evropiane, por pa parë interesat e kombit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se Rama ose e neglizhon ose nuk e kupton politikën e jashtme.

Ai tha se Serbia e bazon të gjithë konfliktin e tij tek shqiptarët dhe Rama si shqiptar shkoj atje të flasë për koncepte evropiane, pa parë interesat e kombit tonë.

Alizoti: Rama ose e neglizhon ose nuk e kupton politikën e jashtme. Ideja e Ballkanit të Hapur ose ideja e liderit të madh, shkëmb graniti i së kaluarës, tregon një injorancë të madhe politike. Ne nuk kemi një strategji të mbrojtjes së kombit tonë, nuk e kemi.

Lëvizin balancat dhe aleancat historike. Ne kemi një shtet fqinj që është i rrezikshëm, që të gjithë konfliktin e tij e bazon tek shqiptarët. Gjithë kjo krizë e madhe për mos mbrojtjen e kombit dhe një aleanca të përbashkët, ka dashur koha që na ka ndihmuar, por nesër nuk na ndihmon. Serbia vazhdon të ketë njerëz të Millosheviçit dhe ka të njëjtat pretendime. Si mundem unë si shqiptar të shkoj atje të flas për koncepte evropiane, pa parë interesat e mia?!

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.