"Gara në SPAK tragjikomedi", Berisha: Edi Rama dhe Yuri Kim po bëjnë një betejë të turpshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mbi garën për përgjedhjen e kreut të ri të SPAK ai deklaroi se Rama dhe ambasadorja Yuri Kim po bëjnë një betejë të turpshme.

"Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un.

Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Asnjë lidhje nuk kanë.

Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.

Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht një organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë.

Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë," tha ai.