Kreu i ri i SPAK, Rama: Përzgjedhja foli qartë, thashethemet e katundit politik e mediatik i mori era
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2022, 17:16
Ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama lidhur me zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Ai shkruan në Twitter se procesi i përzgjedhjes foli qartë dhe të gjitha thashethemet e atij që e quan si katundi politik e mediatik për kapjen e SPAK-ut i mori era.
Rama: Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!

