Alizoti: Njeriu post-komunist shqiptar është me traumë, e ka të vështirë për të ndërtuar demokraci
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se njeriu post-komunist shqiptar është njeri me truamë.
Ai tha se kjo e bën shqiptarin disi të paaftë për të ndërtuar një sistem demokratik, pasi është shkatërruar individualiteti.
Alizoti: Pati në Evropën Lindore nga vetë atë që ishin socialistë ta bënin marksizmin më njerëzor më natyral, jo të bazuar mbi dhunë. Në Shqipëri ka ngelur edhe ideja se njeriu edukohet me dhunë. Sistemi totalitar shkatërroi gjithçka, edhe pronën.
Njeriu post-komunist shqiptar është njeri me traumë dhe nuk mund të ndërtojë demokraci. Shqipërisë i mungon perceptimi politik. Shkatërrimi i individualiteti në vend është prezent, sepse diktatura prodhoi kampe përqendrimi, që nuk ishin as në kohën e pushtimit.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
