Alizoti: Momentalisht në PD nuk e mund njeri Berishën, e zëvendëson ai që do sjellë tjetër frymë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se këtë PD do të marrë vetëm ai që e mund Berishën.
Ai tha se momentalisht nuk e mund njeri Berishën brenda PD-s dhe se atë mund ta zëvendësojë në lidershipin e partisë dikush që do të bëjë diçka ndryshe dhe një frymë tjetër nga ai.
Alizoti: E kam bindje se këtë PD do të marrë vetëm ai që e mund Berishën. Por nëse jam real momentalisht nuk e mund njeri Berishën. E them me bindje këtë gjë, nuk e mund njeri politikisht brenda PD-së. Zakonisht figurat e forta e dëmtojnë partinë.
Është lojë e politikës kjo që ai që është në fushë nuk të lë të fuqizohesh. Berisha është politikan i lartë në nivelin e tij dhe në kulturën politike. Atë mund ta zëvendësojë në lidershipin e partisë dikush që do të bëjë diçka ndryshe dhe një frymë tjetër nga ai.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

