"Të gjithëve do t'u vijë radha", Balliu për shembjet te "Myslym Keta": Mos prisni t'u vijë litari në fyt!
Skenat e sotme te rruga "Myslym Keta" sollën në vëmendje dramën e shumë banorëve në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilëve u janë shembur shtëpitë.
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, flet për një skemë të pastër pastrimi parash.
Ai thotë në Rtv Ora se qytetarët nuk duhet të presin t'u vijë laku në fyt pasi e sigurt sipas tij është fakti se të gjithëve do tu vijë radha.

Balliu: Është pjesë e planit për pallate. Nuk ka asnjë vendim. Nën qeverisjen e Ramës këto janë normalitete. Pa letra dhe dokumente vijnë 10 veta me uniformë, të nxjerrin nga shtëpia, vihet tritoli, shpërthen pallati dhe aty ngrihet një pallat tjetër që e do Veliaj me 50 kate, 200 kate, si ta dojë. Ky është normaliteti.Kjo ka ndodhur në Laprakë, Paskuqan, Kamëz, te Unaza, te 5 Maji, te Bregu i Lumit, sot e kanë te Myslim Keta. Të gjithëve do tu vijë radha.
Këta kanë vjedhur aq shumë para, e shohin se është koha e fundit e tyre dhe po kërkojnë medeomos ti pastrojnë këto para. Prandaj kemi amnistinë fiskale dhe gjithë këto kulla. Kërkojnë pastrimin e parave që ti legalizojnë dhe ti kenë në llogari bankare kur të ikin që të shpëtojnë me ato para. Unë qytetarë u them: Mos prisni t'u vijë laku në fyt! Ata që kanë pallatin ngjitur, pasi të mbarojnë aty do tu shkojnë atyre. Pastaj do të vijnë te rruga Fortuzi, Myslym Shyri, kudo. Këta e duan zhbërjen e këtij shteti, vjedhjen e kanë projekt. Kanë krijuar borde me vendim qeverie, bordet janë për të vjedhur.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.







