Alizoti: S’kam pasur kënaqësi për tu futur në parti, Basha nuk e kontrollonte më PD-në, por Berisha
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se ka pasur ndonjë kënaqësi për tu afruar në një parti politike.
Ai tha se kriza e liderave për mbajtjen e pushtetit në parti nuk është kriza e njerëzve, apo krizë ideologjike.
Alizoti: Unë nuk kam pasur ndonjë kënaqësi për tu afruar në parti, sepse janë shpella shtrigash. Është një lojë drejt pushtetit dhe është e vështirë që të ruhen principet. Pranova me Bashën, por nuk është se kisha ndonjë pritshmëri të madhe.
Unë mendova se kriza e partive politike, nuk është kriza e njerëzve, por është kriza e liderave. Edhe kriza Nano-Meta në PS ka qenë një krizë për mbajtjen e pushteti dhe jo për ideologji. Edhe në PD nuk është se ka pasur një krizë ideologjie, Basha nuk e kontrollonte më. Berisha ka qenë më i fuqishëm. Njerëzit e duan liderin e fortë.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
