Policia nuk kërkon të dyshuar për shpërthimin e akuariumit gjigant
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2022, 15:43
Policia e Berlinit thotë se nuk po kërkon të dyshuar pas shpërthimit të akuariumit "AquaDom" të premten.
Shpërthimi në hotelin Radisson Blu derdhi një milion litra ujë të kripur, duke përmbytur hotelin dhe rrugët përreth.
Qindra peshq ngordhën dhe dy persona u plagosën nga rrëzimi i xhamit.
Tashmë inspektorët e kanë shpallur ndërtesën të sigurt.
Një burim policor i tha mediave lokale të premten se nuk kishte prova që shpërthimi ishte rezultat i një sulmi të synuar.
Sipas raporteve në kohën e ndërtimit të tij, ndërtimi i tij kushtoi rreth 12.8 milion € (11.2 milion £). Është rinovuar për herë të fundit në vitin 2020.
Raportohet se ka pasur dëme të mëdha në hollin e hotelit Radisson Blu nga shpërthimi i së premtes.
