Alizoti: Samiti i BE-së në Tiranë gjë e mirë, por të largohemi nga folklorizmat, Rama shumë i rrezikshëm
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se Samiti i BE-së në Tiranë me ato figura politika është gjë e mirë.
Ai tha se e shoh Shqipërinë shumë larg Evropës dhe demokracinë shqiptare të shkatërruar, duke shtuar se Rama është i rrezikshëm sepse ka uzurpuar gjithçka.
Alizoti: Samiti i BE-së me këto figura politika është gjë e mirë. Samiti në vetvete ishte për Evropën dhe nuk nxori një gjë reale për shqiptare, edhe pse ishte për Evropën dhe Ballkanin. Shqiptarët ngelën duke folur për gjëra historike, por që nuk janë kthyer në real-politikë.
Më e rëndësishme për Ramën dhe dikur, ishte që të vinte dikush këtu, sesa produkti real. Unë e shoh Shqipërinë shumë larg Evropës, e shoh demokracinë shqiptare të shkatërruar. Rama i ka mbaruar arkivat e festave, është folklorik. Rama është shumë i rrezikshëm sot, zgjodhi një president duke qëndruar shtrirë, ka uzurpuar mediet. Rama sot është një qeveria e fuqishme edhe me ndërkombëtarët.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

