“Ka ardhur koha për drejtësi!”, Pampuri: Nuk duhet të flasim për të korruptuar të pahetuar
Oriola Pampuri deputete e PD në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se “Shqiptarët dhe SHBA e kanë ndjekur procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK sepse Shqipëria ka vuajtur për drejtësi të paanshme”.
Pampuri thotë se “Ne presim që dikush të dalë para drejtësisë”.
Oriola Pampuri: Shqiptarët dhe SHBA e kanë ndjekur procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK sepse Shqipëria ka vuajtur për drejtësi të paanshme. Sidomos në këto vite ka pasur një ndërhyrje të jashtëzakonshme në instancat e drejtësisë. Ka ardhur koha që të ketë drejtësi, të ketë drejtësi të pavarur. Fakti që është sot një emër që besoj se do të ketë mbështetjen e SHBA dhe mbikëqyrjen e të gjitha palëve besoj se do të jetë i paanshëm. Ne presim që dikush të dalë para drejtësisë. Sot pas 32 vitesh nuk duhet të flasim për të korruptuar të pahetuar.
“Ambasadorja amerikane ka bërë hapat e duhur duke përçuar atë që është më e rëndësishme, që Shqipëria duhet të ketë një demokraci solide, një demokraci për të cilën është punuar 32 vite dhe tani duhet të kurorëzohet një demokraci që të ketë drejtësi pasi drejtësia ligji e bën një vend demokratik."
