Alizoti: Kam qëndruar drejtuesi i qarkut të Beratit për PD-në, 90% e demokratëve aty me Berishën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se PD-ja do të vazhdojë të ekzistojë derisa të vazhdojë të ekzistojë edhe PS-ja.

Ai tha se ai ka zgjedhur që të qëndrojë si drejtues politik i PD-së për qarkun e Beratit, duke thënë se 90% e partisë atje janë me Berishën.

Alizoti: PD-ja do të vazhdojë të ekzistojë derisa të vazhdojë të ekzistojë edhe PS-ja, si trashëgimtare të Partisë së Punës. Unë do të doja që të prodhohej edhe një pol opozitar, prandaj është e domosdoshme që të jetë edhe kjo opozitë.

Unë s’kam diskutuar në asnjë moment për qarkun tim, por unë kam deklaruar se do të qëndroj drejtues i qarkut të Beratit. 90% e partisë është tek Berisha. Kjo marrëzia e vulës, kam thënë që të jetë një mundësi fraksioni brenda PD-së pjesa tjetër, se partia nuk është njësi juridike. Primaret në PD janë një farë avangard. Debate ti bëjnë mirë demokracisë që ka jetuar 50 vite vetëm me një mendim. PS-ja është një repart ushtarak, kur qesh Rama, qeshin të gjithë.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.