Yuri Kim takim për një orë në Kryeministri me Ramën, Peleshin dhe Kingjin, ja arsyeja

Ora 11: 50 Yuri Kim takim për një orë në Kryeministri me Ramën, Peleshin dhe Kingjin

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka zhvilluar sot një tajkim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama, Ministrin Niko Peleshi dhe gjeneral Arben Kingji.

Në një postim në Twitter ajo ka publikuar se arsyeja e kësaj vizite ishte partneriteti dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së në trajnimet dhe pajisjet ushtarake.

"Ne mezi presim të punojmë ngushtë me Shqipërinë në 2023 për të siguruar që mbështetja e SHBA-së për trajnime dhe pajisje të plotësojë nevojat e Shqipërisë si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprimit të NATO-s.

Gjithashtu mezi presim "DefenderEurope2023". Jemi krenarë që jemi gjithmonë krah për krah.

Faleminderit kryeministrit Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të rishikuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin Shqipëri-SHBA. 2022 shënon vitin e pranisë së parë të qëndrueshme ushtarake të SHBA-së në Shqipërisë," shkroi ambasadorja ne Twitter.


Ora 10:58 Yuri Kim takim për një orë në Kryeministri

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka shkuar sot në kryeminisri.

Në pamjet e siguruara nga Ora News shihet makina e ambasadores duke dalë nga ambjentet e kryeministrisë.

Burimet thanë se zonja Kim ka pasur një takim me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Kim qëndroi për rreth një orë në kryeministri ndërsa nuk bëhen ende të ditura arsyet e takimit.