Berisha akuza Ramës për sulmin ndaj Rtv Ora: E konfiskoi dhe dikton çdo gjë pa asnjë fakt

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka ngritur alarmin për presionin që po i ushtrohet medias në Shqipëri.

Duke iu referuar vendimit ndaj Rtv Ora, ai theksoi se gjykata e konfiskoi pa asnjë fakt, duke shtuar se nga kontrolli financiar nuk rezultoi asnjë problem.

Berisha: Asgjësoi Tv Ora, e konfiskoi, i çoi aty një nga figurat më të zeza të historisë së këtij vendi, arapin e zi, dhe dikton çdo gjë, pa asnjë bazë, pa asnjë fakt, pavarësisht se ekspertët faktojnë. Se të gjitha burimet janë të mbuluara nga shpenzime të qarta, ky thotë të kundërtën.

Qëllimi sipas tij është politik.

Berisha: Dhe këto ishin një garanci për anti-censurë. Siç janë portalet për garanci anti-censurë, unë e kuptoj që portalet abuzohen, po të fiksojmë si më të zezën censurën.

Berisha në konferencën për mediat shtoi se janë tre televizione që janë vënë nën trysni prej qeverisë për shkak të linjës editoriale.

Berisha: Në një kohë 6 mujore në një mënyrë ose një tjetër vendos në tërror tre rrjete të cilat në kompleks përbënin rrjete anticensurë. Nuk po them se ato kanë patur politika editoriale në favorin tonë. Unë nuk kërkoj atë. Ato të ruajnë politikën e tyre editorial, por censurën nuk e pranoj.

Çështja e Rtv Ora dhe presioni politik i ushtruar u paraqit si shqetësim prej opozitës edhe në Parlamentin Europian.