Paloka: Nuk ka qenë në planet e mia të kandidoja për bashki, do të mbështes kandidatët e primareve

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se nuk ka qenë në planet e tij që të kandidojë për një bashki të vendit.

Paloka tha se është propozuar nga demokrat, por shtoi se ka plane të tjera për rrugën e tij politike dhe se do të mbështesë kandidatët aktualë.

Paloka: Nuk ka qenë në planet e mia që të kandidoja për bashki. Jam propozuar nga strukturat e partisë. Nuk mundja që në periudhë aq të shkurtër dhe do të më duhej një rrugë më e gjatë përgatitjesh. S’ka qenë synimi im, kam pasur të tjera vizione personale në politikë.  Sigurisht që do të bëj gjithçka për kandidatët, sikur të isha vetë kandidat.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.