"Porti i Durrësit", Berisha: Olsi Rama dhe Amant Josifi, po plaçkisin edhe evropianët

Sali Berisha injoron thirrjet e policisë për ta zhvilluar në një kohë tjetër protestën e radhës të opozitës, dho jo më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti mes BE-së dhe Ballkanit. Berisha I bëri apel qytetarëve që të dalin në shesh kundër qeverisë Rama. Nga selia blu, Berisha denoncoi vëllain e kryeministrit Rama dhe ish-këshilltarin e ministres së punëve të jashtme Olta Xhaçka, se po plaçkisin qytetarët evropianë miliarda euro përmes projektit mafioz të portit të Durrësit.

Kryedemokrati Sali Berisha është i vendosur për të protestuar kundër keqqeverisjes së vendit nga Edi Rama më 6 dhjetor, ditën kur liderët evropianë do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Samitit të nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha u shpreh se protesta është një e drejtë e vetë qytetarëve dhe këtë të drejtë ai nuk do ta negociojë me kryeministrin Edi Rama.

"Ne do të zbatojmë kushtetutën. Kemi shpallur se do ta zhvillojmë protestën tonë në Bulevard, Kushtetuta na e lejon. Pikë. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi ta shmangim atë ditë, por mund ta rezervojmë kur të dojë," tha Berisha.

Ndërkaq Berisha denoncoi edhe ish-këshilltarin e ministres së brendshme Olta Xhaçka. Sipas Berishës vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, dhe miku i tij, Amant Josifi janë në krye të skemës së plaçkitjes së qytetarëve europianë përmes projektit të Portit të Durrësit.

"Vjedhja e 2.2 mld eurove nga rrjeti i Amant Josifit, ortakut të Edi Ramës, me dokumente. Edi Rama ka qenë ortak me Amant Josifin. Amant Josifi i mbuluar politikisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, sepse ka qenë këshilltari i saj. Noter Amanti në të gjitha mafizotetet e tij ka pasur Natasha Xhaçkën, mamanë e ministres strategjike. Nuk është fenomen i izoluar, truri i kësaj vjedhje është Olti Rama , bashkëshortit i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Straktosha," tha Berisha.

Ndërkaq kreu i demokratëve adresoi dhe çështjen e non gratës ku sipas tij SHBA nuk ka asnjë provë. Sipas Berishës, kjo gjë provohet me faktin se vetë ndihmëssekretari i SHBA Gabriel Escobar pak muaj pas vendimit të DASH-it ka kërkuar hetim për të.