Paloka: Në normalitet asnjë qytetar i Tiranës nuk do ta votonte Veliajn, ai duhet të ishte në burg
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se në kushte normale askush në Tiranë nuk do të kishte vetuar Erion Veliajn.
Paloka tha se Veliaj është i zhytur në zullume gati po aq sa Rama dhe se do të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin, edhe pse duhet të ishte në burg.
Paloka: Veliaj në kushte normale do të ishte më i lehti sepse zullumet e tij janë aq të mëdha, sa nuk do të kishte qytetar normal që do ta votonte pas këtyre që kanë ndodhur në Tiranë. Duke pasur një qeveri që manipulon dhe një Veliaj që është ekstremi dhe më i zhyturi në pisllëqe pas Ramës, që do të përdorë çdo mënyrë për vota.
Erion Veliaj duhet të ishte në burg, por do të bëjë çdo gjë që të vazhdojë të mbajë pushtetin. Këtyre kandidatëve u bie një detyrë shumë më e madhe se sa të fitojnë një palë zgjedhje normale. Prandaj duhet kërkuar një front me kandidatin e opozitës për të rrëzuar një kryebashkiak që është më i keqi në historinë e vendit. Po u thye Tirana do të rrëzohet edhe Rama.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

