Konflikti me armë në Kurbin, Berisha: Janë marrë masa disiplinore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2022, 13:01
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se sa i përket të shtënave me armë në degën e PD-së Kurbin janë marrë masa për të dy kandidadët.
"Në tërësi procesi i primareve ka ecur normal. Ky proces është i pari i këtij lloji i vendosur në vend.
Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit, në dijeni time komisioni ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve.
Cilido që mendon për mënyra të tjera përveç votës në këtë proces gabon shumë rëndë.
Me datën 4 do të bëhen primare. Ftoj të gjithë kandidatët në të gjitha degët të bëjnë maksimumin për një proces transparent dhe ftoj Komisionin të dorëzojë sa më shpejt listat”, tha Berisha.