Konfiskimi i RTV Ora, Berisha: Rama ka fobi mediatike, çoi harapin e zi të piramidave për xhandar
Kreu i Partisë Demokartike Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Rama se ka një hakmarrje primitive e të turpshme ndaj medias së lirë.
Duke përmendur dhe raste të mediave të tjera, Berisha deklaroi se edhe tek televizioni RTV Ora ai tregoi se ka një fobi mediatike nga kundërshtimet dhe kritikat.
"Kjo që po ndodh është dëshmia më e shëmtuar, vjen pas televizionit RTV Ora, i mori dhe i çoi harapin e zi atje. E dini ju atë të piramidave, Faraudin Arapin për xhandar.
Ky është një njeri i çmendur nga fobia mediatike nga kundërshtimet dhe kritikat. Ai jeton i tmerruar për shkak të vjedhjeve që ka bërë.
Ka firmosur jo si kryeministër por si anëtar i një organizate kriminale, për të cilat iu garantoj se kurrë, le të shgfletojë çfarë të dojë, të rrafshojë çdo media, të bëjë gjithçka opozita shqiptare do ta hedhë atë aty ku meriton dhe shumë shpejt," tha Berisha.
E sa i përket protestës, Berisha u pyet edhe nëse liderët europianë do ta keqkuptojnë motivin e saj ai u përgjigj se:
Liderët europiane nuk janë si Edi Rama, por të zgjedhur me votën e qytetarëve të tyre. Ata e dinë se nga vota e tyre buron e drejta.
Ndërsa për moslejimin e protestës në bulevard i cili përfshihet në zonën e sigurisë për samitin, Berisha deklaroi se " Nuk e lëshojnë bulevardin".
"Gjithçka është në dorën e protestuesve dhe organizatorëve. Ata do vendosin. Ne bulevardin nuk e lëshojmë”, tha ai.