Nongrata edhe nga europianët? Berisha: King Smith ka mashtruar vendin e tij, do publikoj provat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur nëse do të merret një vendim i ngjashëm me nongratën e vendosur nga SHBA, gjatë samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor deklaroi se ndaj tij nuk kanë asnjë fakt.

Ai hodhi akuza gjithashtu dhe ndaj ambasadorit britanik në Shqipëri Alestar King Smith se kishte mashtruar dhe dezinformuar përmes korrupsionit Britaninë e Madhe sa i përket kësaj çështjeje.

"Masat ndaj meje janë marrë me këtë praktikë: Është përdorur korrupsioni për të denoncuar atë që denoncon më shumë korrupsionin në këtë vend. Nuk kam më se për fat të mirë nqs ambasadorja Kim kalonte nga një takim në tjetrin duke thënë se fakte kemi po si themi, dhe eprori i saj Eskobar erdhi tek Balla dhe tha kemi fakte dhe do ti sjellim. Pas disa muajsh u bëri thirrje të gjejnë fakte. Pra nuk kanë asnjë fakt, u faktua 100% ajo që unë i kam shkruar Anthony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros.

Së dyti, Alestar King Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij mbi bazë të korrupsionit. Fatmirësisht Britania e Madhe është transparente. Autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë fakte kemi por si themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen. Unë i kam gjetur dhe do ti publikoj të gjitha.

Shqiptarët do shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori King Smith qeverisë së tij. Unë luftoj për shqiptarët sepse ambasadorët janë ekselenca për definicion. njerëz që punojnë për ura bashkëpunimi e informacione për vendet e tyre. Atë që ka mashtruar King Smith qeverinë e tij, turpëron çdo qenie njerëzore. Unë i di por dua që dhe shqiptarët ti dinë.