Mediu në një linjë me Metën: Do të dalim me listat tona për këshillat bashkiakë
Partitë e vogla opozitare në vend, kanë vijuar takimet me strukturat, në kuadër të mobilizimit të tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore, që pritet të bëhen në 14 maj. Duke lënë pas përçarjen në Partinë Demokratike, kreu i republikanëve Fatmir Mediu theksoi mbështetjen ndaj kandidatëve të selisë blu.
Opozita duhet të tejkalojë çdo emër, çdo individ dhe të vijojë identitetin e saj politik. Ky ka qenë mesazhi i kreut të partisë republikane, Fatmir Mediu, në takim me stukturat e kësaj force poltike, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore të 14 majit 2023, duke theksuar se do të mbështesë kandidatët që pritet të përzgjidhën, dhe anëtarësia, dhe simpatizantët e patisë demokratike, më 4 dhjetor.
Fatmir Mediu: “Ne do të mbështesim si Parti Republikane, një kandidat të vetëm. Pavarësisht nga kompozioni në opozitë, ne nuk do të nxjerrim kandidatë për t`i bërë sfidë kandidatit kryesor. Çdo kandidat që do të dilte në krahun e djathtë, përveç një kandidati, do të ishte kontribut për pushtetin e Edi Ramës dhe këtë situatë katastrofë, në Shqipëri”
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Kreu i Partisë Republikane, ka zgjedhur të njëjtën rrugë dhe bashkëpunim me ish kryeministrin Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke dalë me listat e saj për këshillat bashkiakë.
Fatmir Mediu: “Përsa i përket kandidimit si Parti Republikane, do të dalim me listat tona si Parti Republikane, për të kandiduar. Ne duhet patjetër të ndërtojmë një sistem gare, brenda nesh. Nuk ka rëndësi radhitja. Këshilltar do të jetë ai që merr më shumë vota. Është provuar në Shkodër dhe në vende të tjera, kur është aplikuar kjo me ndershmëri, ne kemi pasur rezultatin më të lartë, dhe kemi pasur këshilltarë, ata që kanë pasur mbështetjen e qytetarëve.
Në aleancë me Partinë Demokratike, Mediu ka zgjedhur ta mbështesë Berishën edhe në aksionin e tij opozitar, duke ju përgjigjur thirrjes për të dalë në shesh në 12 nëntor, por mbetet për tu parë nëse e njëjta mbështetje, do ti jepet në sy të lidervë të europës më 6 dhjetor.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
