Ndregjoni: Taulant Balla dhe grupi i PS-së si Balilat e Fashizmit, përçmuan viktimat e diktaturës
Kryetari i Unionit të të Burgosurve Politik, Besim Ndregjoni, i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai është shprehur i zhgënjyer nga deputetët e PS me në krye Taulant Ballën, të cilët nuk u ngritën në këmbë në parlament për të nderuar me një minutë heshtje jetët e atyre që u vranë nga diktatura komuniste.
Ndregjoni: Më datë 17 një deputet i së djathës, Belind Këliçi, kërkoi që të mbahej një minutë heshtje për jetët e pafajshme që kishte vrarë diktatura komuniste. Dhe çfarë ndodhi në parlament? Megjithëse drejtuesja e parlamentit i përket mazhorancën dhe i bëri thirrje deputetëve të çoheshin dhe të nderonin jetën e pafajshme të elitës intelektuale që i kishte vrarë komunizmi, grupi parlamentar i PS me në krye Taulan Ballën nuk lëvizën nga vendi edhe përçmuan edhe njëherë, tamam si balilat e fashizmit janë këto.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

