Xhaçka në Athinë poston foto kortezie të takimit me Dendias, asnjë fjalë për detin

Takimi në Athinë mes ministres së Jashtme Olta Xhaçka me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias është mbajtur herët në mëngjes ora 08:00 në ambientet e ministrisë .
Përmes një postimi në twitter ministria e Jashtme poston fotot e kortezisë dhe mesazhin e kortezisë së kësaj vizite pa dhënë detaje më tepër mbi bisedën që është bërë mes dy ministrave të jashtëm.
“Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri -Greqi. Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit.
Ndërkohë Ekathimerini zbuloi se temë diskutimi i takimit kokë më kokë ishte dhe çështja e detit dhe procesi në Hagë.
“Në këtë takim ministri Dendias do tëmundësinë e firmosjes së një marrëveshjeje që do ti referohet përcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë gjatë një takimi në Athinë me homologen e tij Olta Xhaçka, shkruan sot Ekathimerini.



1/2 Delighted to meet my counterpart ????????FM @NikosDendias. Had a constructive discussion on all aspects of ????????&???????? relations. Grateful to FM Dendias for his personal role in deepening & expanding partnership btw our countries & staunch support for ???????? & #WB ???????? integration. pic.twitter.com/uNBE4RrX40
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) December 2, 2022
