Paloka: Më 6 dhjetor i tregojmë BE-së që Rama nuk e do Shqipërinë në union, ai nuk i do shqiptarët
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se në 6 dhjetor do tu tregohet përfaqësuesve të BE-së qeverinë Rama.
Paloka tha se protesta ka si qëllim të tregojë se Rama do të nxjerrë Shqipërinë nga BE-ja më shumë se sa ta fusë në union.
Paloka: Në 6 dhjetor do të jenë në Tirana shumica e krerëve të Be-së. Ne do tu tregojmë atyre se në vendin tonë ka një qeveri që nuk do ta fusë Shqipërinë në BE. Ata kanë informacionet e tyre, por ne kemi detyrim ndaj shqiptarëve për tu bërë të qartë këtyre krerëve që ka një qeveri që nuk e do Be-në dhe shqiptarët.
Largimi në masë i shqiptarëve është bërë probleme edhe në BE. Ata kanë informacion, por nuk e fillojnë ditën dhe e mbarojnë me ne. Ne do t’i tundim kambanat. BE nuk po mbështet qeverinë, por shqiptarët. Rama luan me deklarata duke pasur nga pas mediet dhe propagandën. Asnjë nga PD-ja nuk është ftuar në këto aktivitete.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

