Berisha: Apartamente 3000 € m2 në Portin e Durrësit, investitori arab të heqë dorë. Është plaçkitje

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Rama se po përdor paratë e krimit jo vetëm nga Shqipëria por edhe jashtë në Portin e Durrësit. Berisha tha se në Portin e Durrësit po shiten aparatmente me 3000 euro/m2 ndërsa i bërit thirrje investitorit arab të dorëhiqet.

“Dubain e kanë parajsën, port dhe atje. FBI ka bërë operacione jashtëzakonisht sensitive dhe uroj që t’i shkojë deri në fund, të kuptojnë shqiptarët se gjithçka në këtë qeveri është mafioze.

Në Portin e Durrësit po shiten apartamente pa u botuar në Fletoren Zyrtare ligji, me një mim 3000 euro/m2. Dubai i Ramës dhe arabit të tij po ngrihet e gjitha mbi paratë e krimit, jo vetëm të Shqipërisë, por të mbledhura edhe nga vende të tjera, ndaj na duhen ato pasaportat e arta.

Vendi në rrezik të jashtëzakonshme kjo mafie nuk ka asnjë parim, ndaj e denoncoj edhe një herë dhe i them Alabbar, hiq dorë nga kjo aferë sepse shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Kjo është plaçkitja më e madhe që i bëhet popullit shqiptar në pronë publike, ndaj mos përziej aksionet tuaja me Edi Ramën”, tha Berisha.