Ndregjoni: Ligjet e politikës privilegjojnë komunistët, janë diskriminuese

Besim Ndregjoni, kryetari i Unionit të të Burgosurve Politik ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai, ku foli për këtë shtresë që sot ndihen të përçmuar.

Ndregjoni: Ne sot ndihemi të përçmuar nga politika. Politika ndaj nesh ka ndjekur një politikë diskriminuese do ta quaja. Sot të përndjekurit politik nuk kanë të drejtë të konkurojnë, të votohen në institucionet e këtij shteti për arsye se politika i ka bërë ligjet në mënyrë të atillë që vetëm të privilegjuarit e komunizmit, ata që kanë lidhje me diktaturën e Enver Hoxhës, ata që kanë lidhje me sundimin komunist të drejtojnë shtetin. Dhe sot ne nuk kemi një shtet të së drejtës, një shtet që tu shërbejë qytetarëve, por kemi një shtet postdiktatorial që më tepër bazohet në propagandën dhe në gënjeshtrat e politikës sesa në vlerat dhe në vlerësimin e shqiptarëve që kanë vlera që e duan shtetin, që e duan shoqërinë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.